Babai i Lirim Kastratit kacafytet ashpër me Kombëtaren e Kosovës

  • S.A /
  • 16 October 2023 - 08:58
Babai i Lirim Kastratit kacafytet  ashpër  me Kombëtaren e Kosovës

Babai i Lirim Kastratit, Remi, ka hedhur akuza në udhëheqësi për shkak të mos-grumbullimit të lojtarit me Kombëtaren e Kosovës. Ai e ka vlerësuar si të turpshme që djali i tij nuk luan për “Dardanët”, duke theksuar se Lirimi është më i miri në elitën e futbollit në Hungari, transmeton "Kosova Sot Online ".

Postimi i plotë nga Remi Kastrati (pa ndërhyrje):

“Pershendetje te perzemerta Shikusve dhe simpatizantetë e Kombëtares se Kosoves . Lirim Kastrati lojtari ma i miri ne ligen e Parë Hungareze ne poziten e mbrojtsit. Kurse ne kombetaren e Kosoves nuk e Shtin ne Loj …. Turpi i udh heqsisë ska koment”.

Kastrati është pjesë e Ujpestit. Ai këtë sezon ka regjistruar tetë paraqitje në total, teksa ka ndihmuar skuadrën me tri asistime.

24-vjeçari numëron 12 paraqitje me Kombëtaren A të Kosovës, përfshirë edhe ndeshjet miqësore.

Paraqitja e tij e fundit me “Dardanët” daton më 19 nëntor të vitit 2022, në miqësoren ndaj Ishujve Faroe.

Image

(Kosova Sot Online )