Kjo është “hot” referja që s'e keni parë ndonjëherë, Larissa Hyrlana

  • S.A /
  • 16 October 2023 - 09:33
Kjo është  “hot” referja që s'e keni parë ndonjëherë, Larissa Hyrlana

Kohëve të fundit, krahas meshkujve jemi mësuar të shohim edhe femra duke drejtuar ndeshje të futbollit.

Numri i refereve po rritet dita-ditës, duke e konfirmuar edhe një herë që futbolli nuk është veç për meshkuj, transmeton "Kosova Sot Online". E pa dyshim, është një gjyqtare në Brazil që po i çmend të gjithë.

Bëhet fjalë për referen anësore, Larissa Hyrlana, e cila është bërë virale falë trupit të saj bombastik dhe fotografive dhe videove provokuese që i poston në rrjetet sociale.

Ajo e ka pasion referimin dhe pjesën më të madhe të postimeve i ka duke qenë pjesë e këtij profesioni, të cilin aq shumë e do.

https://streamable.com/s4lbuw

Ajo ndërkohë i përkushtohet me të madhe edhe fitnessit për ta mbajtur në formë trupin e saj.

Larissa e pranon se ngacmohet nga meshkujt gjatë referimit, por që fokusi i saj është vetëm në fushën e blertë.

https://streamable.com/ztwmi5

Ajo synon të bëhet refere profesioniste dhe të drejtojë ndeshje të mëdha në të ardhmen.

(Kosova Sot Online )