Vrasësi i tifozëve suedezë: Mora hak ndaj suedezëve për myslimanët, pranoje këtë o Zoti im!

  • S.A /
  • 17 October 2023 - 11:37
Vrasësi i tifozëve suedezë: Mora hak ndaj suedezëve për myslimanët, pranoje këtë o Zoti im!

Abdeslam Jilani, që pretendon se i vrau dy tifozë suedezë në Bruksel, u shfaq mbrëmë përmes një videoje amatore në rrjetet sociale, transmeton "Kosova Sot Online".

Jilani, i cili thotë se është pjesë e Shtetit Islam, në video-selfie thekson se këtë e bëri për t’u hakmarrë ndaj suedezëve për myslimanët, ndërsa i lutet nga Zoti që t’ia pranojë këtë veprim.

“Unë jam Abdeslam Jilani. Jam xhihadist nga Shteti Islam. Jetojmë për fenë tonë dhe do të vdesim për fenë tonë. Falënderimi i takon Zotit, nga vëllai i juaj Abdul Salam. Tash u hakmorëm ndaj suedezëve. Falënderimi i takon Zotit. Falënderimi i takon Zotit, pranoje këtë o Zoti im, lavdi Atij, në këmbim Zot bekoje atë dhe jepi paqe.

Ai kishte hyrë në qendër tregtare ose në një bankë për t’i vazhduar gjuajtjet me armë ndaj personave të pafajshëm, ndërsa më pas u largua me skuter. Më poshtë mund ta shihni videon e Abdeslam Jilani.

(Kosova Sot Online )