Rikthehet frika nga Isis, Franca dyfishon masat e sigurisë para ndeshjes me Skocinë

  • S.A /
  • 17 October 2023 - 12:54
Rikthehet frika nga Isis, Franca dyfishon masat e sigurisë para ndeshjes me Skocinë

Sulmi terrorist në Belgjikë ku u vranë dy tifozë të Suedisë nga një ekstremist mbështetës i ISIS, ka rikthyer frikën në Europë, transmeton "Kosova Sot Online".

Mbrëmjen e së martës, Franca luan një miqësore ndaj Skocisë në Lille dhe Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin theksoi se do ketë një shtim të masave të sigurisë për shkak të ngjarjeve në Bruksel.

“Ne kemi shumëfishuar burimet tona dhe sërish në vazhdimësi gjatë ditës do të dyfishojmë njësitë në kufi. RAID (njësia anti-terroriste e policisë franceze) është mobilizuar dhe do të ketë gjashtë njësi të lëvizshme në vend të tre që ishin parashkikuar në Lille”, u shpreh Ministri.

Këto masa vijnë edhe për shkak të afërsisë gjeografike të Lille me Brukselin teksa distanca mes qyteteve është vetëm 107 kilometra.

(Kosova Sot Online )