
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Malit të Zi, që u zhvillua sonte në Beograd, pati tensione mes tifozëve.
Sipas raportimeve, tensionimi i situatës erdhi pasi një tifoz serb ua vodhi transparentin tifozëve malazezë, transmeton Kosova Sot Online ".
Mediumi serb “telegraf.rs” shkroi se një tifoz, që ishte i veshur si roje sigurie, ua vodhi transparentin tifozëve mysafirë.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Kjo nxiti pastaj malazezët që të mësynë drejt tifozëve serbë për përballje fizike.
Megjithatë, tifozët që kishin udhëtuar nga Mali i Zi hasën në rezistencë të policisë, me të cilët pastaj patën përplasje. Siç dihet, në botën e tifozëve konsiderohet e papranueshme marrja e transparentit. Sipas rregullave të “ultrasve”, nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë ai tifo-grup konsiderohet i shuar.
— Kalabaster (@KalabasterJak) October 17, 2023
(Kosova Sot Online )