Këto janë tetë kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian “Euro 2024”

  • S.A /
  • 18 October 2023 - 09:08
Këto janë tetë kombëtaret që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian “Euro 2024”

Me ndeshjet e zhvilluara sonte u përmbyll edhe xhiro e tetë e fazës së grupeve, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Gjermania, si nikoqire e Evropianit të vitit të ardhshëm, e ka të sigurt vendin në “Euro 2024”, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjermanët tashmë dinë edhe emrat e tetë kombëtareve tjera që do t’i presin vitin tjetër.

Spanja dhe Skocia nga Grupi A, Franca nga Grupi B, Anglia nga Grupi C, Turqia nga Grupi D, Belgjika dhe Austria nga Grupi F, dhe Portugalia nga Grupi J, janë ekipet kombëtare që kanë siguruar një vend në “Euro 2024”.

Vlen të theksohet se edhe Kombëtarja e Shqipërisë është shumë afër sigurimit së pjesëmarrjes në këtë garë nga Grupi E.

Ndërsa, Kombëtarja e Kosovës, edhe pse matematikisht është ende në garë për dy pozitat e para në Grupin I, gjasat e saj për kualifikimin historik janë shumë të vogla. Kujtojmë se Gjermania do të jetë mikpritëse e 23 shteteve, në verën e vitit të ardhshëm.Nga grupet kualifikuese shkojnë 20 kombëtare, kurse tri të tjera do të mësohen pasi të zhvillohet faza e “Play-Offit” nga Liga e Kombeve. 

(Kosova Sot Online )