Xabi Alonso e shfaq klasin e tij me pasimet e njohura edhe si trajner

  • S.A /
  • 18 October 2023 - 13:23
Xabi Alonso e shfaq klasin e tij me pasimet e njohura edhe si trajner

Xabi Alonso ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë të gjeneratës së tij si lojtar, teksa luante për Liverpoolin, Real Madridin dhe më pas me Bayern Munichun, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ish-përfaqësuesi spanjoll tash po e kryen me sukses edhe zejen e trajnerit duke e udhëhequr në mënyrë fantastike Bayer Leverkusenin.

E në stërvitjen e fundit me ekipin gjerman, trajneri i ri spanjoll u përfshi edhe vetë në një aksion të ushtruar.

Dhe, ai e shfaqi klasin e tij me pasimet e njohura që i kishte si lojtar, siç mund ta shihni në këtë video, që është bërë virale.

Edhe pse vitet shkojnë, klasi i Xabi Alonsos mbetet i njëjti. 

(Kosova Sot Online )