Nice e suspendon lojtarin që bëri postim për situatën në Gaza

  • S.A /
  • 18 October 2023 - 13:29
Nice e suspendon lojtarin që bëri postim për situatën në Gaza

Klubi francez, OGC Nice e ka suspenduar futbollistin e tij, Youcef Atal për postimin që e bëri ky i fundit për situatën e fundit në Gaza, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbrojtësi i djathtë, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë si lojtar ofanziv, kishte kërkuar falje për postimin, por që kjo nuk kishte mjaftuar shkaku i situatës së ndjeshme në Rripin e Gazës.

“Lojtari, i vetëdijshëm për gabimin, e ka hequr menjëherë postimin dhe ka kërkuar falje publike. Megjithatë, duke e pasur parasysh natyrën e postimit që e ka shpërndarë dhe seriozitetin e tij, klubi e ka marrë vendimin që të ndërmarrë menjëherë masa disiplinore kundër lojtarit përpara çdo veprimi që mund të merret nga autoritetet sportive dhe ligjore”, njofton klubi francez.

“Për këtë arsye, klubi ka vendosur ta suspendojë lojtarin Youcef Atal deri në një njoftim tjetër”, ka shtuar klubi i Ligue 1.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me futbollistin Anëar El Ghazi, të cilin e suspendoi Mainzi.

(Kosova Sot Online )