Neymar zbulon për herë të parë detajet pas lëndimit të tmerrshëm

  • S.A /
  • 19 October 2023 - 11:12
Neymar zbulon  për herë të parë  detajet pas lëndimit të tmerrshëm

Neymar i ka dhënë deklaratat e para pas lëndimit të rëndë që e pësoi në ndeshje me Perunë. Ylli brazilian i këputi ligamentet e gjurit dhe atij do t’i duhet t’i nënshtrohet operimit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas mediave të huaja, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit mund të mungojë deri në 9 muaj.

Gjendja e tij psikologjike është mjaft e vështirë.

“Është një moment mjaft i vështirë, më i keqi i jetës sime. E di se jam i fortë, por në këtë kohë kam nevojë për mbështetje të familjes dhe të miqve të mi. Nuk është e lehtë të lëndohesh, të operohesh dhe më pas, ta bësh atë përsëri pas vetëm katër muajsh. Unë kam besim, këtë do ta lë në duar të Zotit”, theksoi përfaqësuesi brazilian.

(Kosova Sot Online )