Juliana Nura e tregon futbollistin e saj të preferuar shqiptar

  • S.A /
  • 19 October 2023 - 12:49
Juliana Nura e tregon futbollistin e saj të preferuar shqiptar

Juliana Nura e ka zbuluar futbollistin e saj të preferuar shqiptar, transmeton "Kosova Sot Online".

Pjesëmarrësja e Big Brother VIP Kosova ka qenë e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel dhe ka zbuluar se futbollisti i saj i preferuar është, legjenda e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Gjithashtu, bukuroshja e lindur dhe e rritur në Finlandë e veshi një fanellë të Kombëtares, për ta hequr më pas atë gjatë emisionit, teksa iu përgjigj edhe disa pyetjeve të tjera të prezantuesit. Juliana aktualisht po merr pjesë në spektaklin e vallëzimit, Dancing With The Stars.

(Kosova Sot Online )