Super derbi i sontëm anglez, Chelsea-Arsenal

  • S.A /
  • 21 October 2023 - 11:18
Super derbi i sontëm anglez, Chelsea-Arsenal

Chelsea-Arsenal është kryendeshja e javës së nëntë në Premierligë. Dy skuadrat e mëdha angleze përballen me njëra tjetrën sonte me fillim nga ora 18:30 në “Stamford Bridge”, transmeton "Kosova Sot Online".

Arsenali aktualisht gjendet në vendin e dytë me 20 pikë, aq sa ka edhe Totenhami në pozitën e parë.

Në anën tjetër, Chelsea është në pozitën e 11-të me 11 pikë, ndërsa së fundmi është këndellur, teksa ka arritur dy fitore radhazi në elitën e futbollit anglez.

(Kosova Sot Online )