luajti në bastore, Tonali mund të suspendohet sot me një vit nga futbolli

  • S.A /
  • 23 October 2023 - 10:59
luajti në bastore, Tonali mund të suspendohet sot me një vit nga futbolli

Sandro Tonali rrezikon të suspendohet me katër vjet nga futbolli pasi ka pranuar se ka luajtur bastore, e madje edhe ndeshjet e ekipit ku ishte pjesë në atë periudhë – Milanin, transmeton "Kosova Sot Online".

Sidoqoftë, pasi e pranoi fajin dhe u pendua, atij mund t’i ulet ky dënim. Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, bashkëpunimi i lojtarit me prokurorinë në zbardhjen e këtij rasti ka qenë kyç, që mund ta shpëtojë mesfushorin e Newcastlet nga dënimi drastik.

Lojtarit do t’i zbritet dënimi në një vit e gjysmë, por njëjtë si i dënuari tjetër, futbollisti i Juventusit, Fagioli, një pjesë e suspendimit do të “shkrihet” në terapi. Pra, përfaqësuesi italian do të suspendohet për një vit nga futbolli dhe gjashtë muajt tjerë do t’i kalojë duke u trajtuar për t’u largua nga varësia e vënies së basteve. 

(Kosova Sot Online )