Manchester United përgatitë ofertë të lartë për Takefusa Kubon

  • S.A /
  • 24 October 2023 - 08:29
Manchester United përgatitë ofertë të lartë për Takefusa Kubon

Takefusa Kubo është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Real Sociedad. Sulmuesi japonez është padyshim një lider te skuadra nga San Sebastian me golat dhe asistimet e tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

Megjithatë e ardhmja e anësorit këmbëshpejtë mund të jetë në Angli, pasi Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e tij. Erik Ten Hag e pëlqen jashtëzakonisht shumë sulmuesin japonez dhe dëshiron transferimin e tij në Old Traford.

Real Sociedad e kishte transferuar lojtarin për vetëm 6,5 milionë euro, derisa vlera e tij tanimë është rritur ndjeshëm në tregun e transferimeve. Largimi i Jadon Sanchos nga Old Traford është mëse i sigurt dhe Kubo shihet si zëvendësuesi adekuat i tij. Por për të arritur deri te reprezentuesi japonez, United po përgatitë një ofertë të lartë prej 50 milionë eurove. 22-vjeçari këtë edicion ka qenë fantastik ku në 11 ndeshje mes La Ligas dhe Ligës së Kampionëve ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

(Kosova Sot Online )