Barcelona dhe Real Madridi me shumë lëndime para El Clasicos

  • S.A /
  • 24 October 2023 - 08:33
Barcelona dhe Real Madridi me shumë lëndime para El Clasicos

Real Madridi ka probleme të shumta me lëndime para përballjes ndaj Barcelonës në El Clasicos e kësaj fundjave në La Liga, transmeton "Kosova Sot Online".

Thibaut Courtois dhe Eder Militao kanë qenë jashtë për disa kohë dhe Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë për një kohë të gjatë. Të lënduar janë edhe Arda Guler dhe Dani Ceballos dhe dje, pesë ditë para El Clasico u lëndua edhe mesfushori francez, Eduardo Camavinga.

Mesfushori 20-vjeçar e ka nisur, por edhe e ka përfunduar para kohe stërvitjen e skuadrës në Portugali, ku Reali do të luajë sonte në orën 21:00 kundër Bragës ndeshjen e Grupit C të Ligës së Kampionëve. Sipas mediave spanjolle, Camavinga është shoqëruar në dhomën e zhveshjes nga dy anëtarë të ekipit mjekësor. Ai po ankohej në një lëndim në këmbën e djathtë. Stërvitjen para kohe e përfundoi edhe Aurelien Tchouameni, por në rastin e tij nuk ka panik për një dëmtim të rëndë. Mbetet në pikëpyetje se kë do të përdorë trajneri i skuadrës nëse rezulton se dëmtimi i Camavinga është i tillë që do të duhet të pushojë për pak kohë, por mesfushorët janë mjaftueshëm për rotacionin si për Bragën ashtu edhe për ndeshjen ndaj Barcelonës. Lexo po ashtuSituata me lëndime te Barcelona, pesë ditë para El Clasicos: Xavi duhet të shqetësohet. Mes tyre është edhe Luka Modric, për të cilin gazeta AS thotë se duhet të jetë titullar në testin e sotëm kundër Bragës.Ndryshe, probleme të shumta me lëndime para ndeshjes ka edhe Barcelona pasi yje si Robert Lewandowski, Frenkie de Jong, Jules Kounde, Sergi Roberto, Pedri dhe Raphinha.

(Kosova sot Online )