Ja lista dhe orari me përballjet e mbrëmjes së sotme në Champions League

  • S.A /
  • 24 October 2023 - 09:35
Ja lista dhe orari me përballjet e mbrëmjes së sotme në Champions League

Liga e Kampionëve rikthehet mbrëmjen e sotme për të luajtur sfidat e raundit të tretë të fazës së grupeve, me gjigandët e kontinentit që do të luajnë në arenën më të madhe të futbollit europian.

Në orën 18:45 luhet sfida mes Gallatasarajit dhe Bajernit të Mynihut për kreun e grupit A, teksa Mançester Junajtid do të kërkojë pikët e para në shtëpi përballë Kopenhagenit në orën 21:00.

Interi gjithashtu do të luajë në orën 18:45, ku në “San Siro” do të presë Salcburgun për të kërkuar tre pikët e radhës në grupin D. Reali i Madridit luan në transfertë përballë Bragës, teksa Union Berlin pret kampionët e Italisë, Napolin. Një sfidë interesante është edhe ajo mes Seviljës dhe Arsenalit në Grupin B.

Image

(Kosova Sot Online )