Thiago Silva i jep lamtumiren Chelseas në fund të sezonit

  • S.A /
  • 25 October 2023 - 09:02
Thiago Silva  i jep  lamtumiren  Chelseas në fund të sezonit

Thiago Silva është futur në vitin e tij të katërt si pjesë e skuadrës londineze Chelsea. Megjithatë ky vit pritet të jetë i fundit për brazilianin në Stamford Bridges, pasi edhe kontrata i mbaron më 30 qershor të vitit 2024, transmeton "Kosova Sot Online".

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe nuk ka shpresa për një rinovim të tij duke marrë parasysh moshën e brazilianit. 39-vjeçari megjithatë nuk e ka ndërmend të ndaloj të luaj pasi do të vazhdoj edhe për disa sezone përderisa aspekti fizik ia lejon një gjë të tillë.

Ish-skuadra e tij Fluminese ka shprehur dëshirë për ta rikthyer Thiago Silvan në Brazil, por lojtari ende nuk ka marrë vendim nëse do të rikthehet në vendlindje apo do ta vazhdoj karrierën në Evropë.Vet lojtari ka shprehur lumturinë në Londër dhe nuk përjashtohet mundësia që të mbetet tek ndonjë skuadër tjetër londineze, megjithatë largimi nga Chelsea është tanimë i sigurt në fund të sezonit. Silva edhe këtë edicion ka shfaqur formë fantastike duke zhvilluar nëntë ndeshje si titullar në Ligën Premier me fanellën e Chelseat. 

(Kosova Sot Online )