
Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të Grupit 5 të Ligës C në Ligën e Kombeve, transmeton "Kosova Sot Online ".
Dardanet janë stërvitur në Kampin Nacional në Hajvali nën drejtimin e përzgjedhëses Anneli Andersen, derisa atmosfera është shumë e mirë – ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon në Shkup, të premten më 27 tetor, derisa ndeshjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”, të martën, më 31 tetor.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Në ndeshjen e parë të kësaj gare, Dardanet muajin e kaluar barazuan si mysafire kundër Bullgarisë.
Dy futbollistet dardane, Feride Kastrati dhe Rrezona Ramadani, pas stërvitjes së parë u shprehen optimist për fitore në këto dy përballje me kombëtaren fqinje.
(Kosova Sot Online )