Kosovarja Loriana Kuka në rrethin e dytë të Grand Slamit të Abu Dhabit

  • S.A /
  • 25 October 2023 - 09:45
Kosovarja Loriana Kuka në rrethin e dytë të Grand Slamit të Abu Dhabit

Loriana Kuka është kualifikuar në rrethin e dytë të Grand Slamit të Abu Dhabit, transmeton "Kosova Sot Online". 

Xhudistja kosovare e eliminoi në rrethin e parë të kategorisë deri në 70 kilogramë holandezen Sanne Vermeer përmes “Golden Score” .

Në rrethin e dytë, garuesja nga Peja do të ketë punë me austriaken Michaela Polleres, e cila xhiron e parë e kaloi pa luftë. Paraprakisht, në rrethin e dytë kaloi edhe Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë.

(Kosova Sot Online )