Nuk shkëlqeu në fushë veç Ronaldo, por edhe partnerja e tij

  • S.A /
  • 25 October 2023 - 14:14
Nuk shkëlqeu në fushë veç Ronaldo, por edhe partnerja e tij

Cristiano Ronaldo ishte mbrëmë protagonist tek Al-Nassr duke i realizuar dy gola ndaj ekipit nga Katari, Al-Duhail, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë, transmeton "Kosova Sot Online".

38 vjeçari ia siguroi fitoren me rezultat 4:3 ekipit të tij me dy gola të bukur me të majtën.

Por, në stadiumin “Al-Awwal Park” nuk shkëlqeu veç pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Në fakt, në tribuna protagoniste ishte partnerja e saj, Georgina Rodriguez.

Gjithashtu, bukuroshja argjentinase ishte “e zjarrtë” edhe kur zbriti në fushën e blertë, ku u pa me një palë xhinse dhe një fanellë të Ronaldos. 

Prezenca e saj në stadium me siguri se e ka ndihmuar edhe CR7 të bëjë paraqitje më të mirë pasi e kishte një motiv shtesë.

Georgina konsiderohet si njëra prej partnereve më “hot” të sportistëve të njohur botërorë.

(Kosova Sot Online )