Sot dita e ndeshjes vendimtare: Ballkani pret Astanën në Prishtinë

  • S.A /
  • 26 October 2023 - 08:22
Sot dita e ndeshjes vendimtare: Ballkani pret Astanën në Prishtinë

Ballkani luan sot (e enjte) ndaj FC Astana në ndeshjen e tretë të grupeve të edicionit 2023/24 në Ligën e Konferencës, transmeton "Kosova Sot Inline".

Kampioni i Kosovës është nikoqir i gjigantit nga Kazakistani në ndeshjen e vlefshme për Grupin C.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:45.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje me një formë shumë të lartë në kampionat, por edhe nga fitorja ndaj Dinamo Zagrebit në Ligën e Konferencës.

Kështu, therandasit imperativ të vetëm kanë fitoren apo tre pikët për të bërë një hap tutje drejt kalimit të grupit.

(Kosova Sot Online )