Bravo ambasadorit gjerman Jorn Rohde për goditjen e madhe opozitës së pa përgjegjshme

Bravo ambasadorit gjerman Jorn Rohde për goditjen e madhe opozitës së pa përgjegjshme
Bravo ambasadorit gjerman Jorn Rohde për goditjen e madhe opozitës së pa përgjegjshme

Dardan Grapci

  • 25 October 2023 - 18:08

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Ambasadori Gjerman në Prishtine, Jorn Rohde me të drejtë ka reaguar ndaj partive të pozitës dhe opozitës të cilët në parlament po kacafyten si gjelat, po i bëjnë të dështojnë seancat e Kuvendit, edhe pse paguhen me paga të majme nga buxheti i shtetit, dhe falë kësaj sjellje arrogante, që nga fillimi i zezonës vjeshtore ende nuk i kanë përfunduar dhe përmbushur obligimet e tyre si deputet në procesin më të rëndësishëm ligjvënës.

 

Pavarësisht pozicionit politik dhe institucional në të cilin gjenden deputetë e kuvendit, të zgjedhur me votën e besimin për interesin e shtetit, kur janë në puhatje marrëveshjet ndërkombëtare për qëllim zhvillimi, nuk duhet ti refuzojnë ato dhe bllokojnë, por duhet votuar, sepse është interesi i shtetit dhe nuk mundë të zhvillohet luftë për kapjen e dhunshme të pushtetit duke kushtëzuar me kërkesa banale, sikur është ajo për dorëheqjen e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja. Kjo sjellje është kulmi i arrogancës kundër së cilës detyrohet të reagon edhe ambasadori gjerman. Andaj marrëveshjet ndërkombëtare duhet sa më shpejtë të votohen dhe pastaj të fillohet edhe me reformën e shumë pritur në sistemin e drejtësisë. Duhet pa vonesë të fillohet me votimin e Vettingut, pastaj duke vazhduar me seanca dhe projekte tjera që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës dhe Kosovën shtet drejtë integrimeve evropiane. Nëse opozita mendon që me bllokimin e këtyre marrëveshjeve dhe injorimin e votimit të tyre mundë ta qojnë shtetin në zgjedhje të reja, janë duke gabuar. Nëse vazhdojnë me këtë sjellje arrogante votuesi do të irritohet edhe më shumë dhe do të jenë dyfish të dënuar në zgjedhjet që vijnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".