Shikoni “raketën” e yllit të ri të Barcelonës, e cila përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

  • S.A /
  • 26 October 2023 - 09:35
Shikoni “raketën” e yllit të ri të Barcelonës, e cila përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse

Barcelona fitoi me rezultat 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk në ndeshjet e tretë të grupeve të Ligës së Kampionëve dhe ra në sy goli i të riut Fermin Lopez në minutën e 36-të, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas tre xhirove, Barcelona është lider absolut në tabelën e grupit H me nëntë pikë maksimale.

Por, më vështirë se sa pritej, katalanasit mposhtën Shakhtarin me rezultat të ngushtë 2-1, por më e rëndësishmja është se u regjistruan tre pikë të reja.

Megjithatë, ndeshja do të mbahet mend për golin e pabesueshëm të lojtarit të ri të vendasve.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Fermin Lopez, i cili shënoi golin e dytë për epërsinë 2-0.

Ishte minuta e 36-të e ndeshjes kur Lopez u rregullua me këmbën e djathtë dhe më pas gjuajti një “raketë” të vërtetë që goditi një herë shtyllën dhe pastaj përfundoi në rrjetën e ukrainasve.

Barcelona më pas njoftoi se goli u shënua pas një goditjeje me një shpejtësi prej 230 kilometrash në orë. Vërtet, një arritje mbresëlënëse nga një futbollist i ri.

(Kosova Sot Online )