Shpati Zekaj e zhgënjen Kosovën, eliminohet nga Grand Slami i Abu Dhabit

  • S.A /
  • 26 October 2023 - 10:33
Shpati Zekaj  e zhgënjen Kosovën, eliminohet nga Grand Slami i Abu Dhabit

Shpati Zekaj është eliminuar nga Grand Slami i Abu dhabit. Xhudisti kosovar u ndal në rrethin e dytë duke u mposhtur me Ippon nga garuesi i pavarur, Arman Adamian, transmeton "Kosova Sot Online ".

Garuesi nga Peja e kishte fituar meçin e parë në kategorinë deri në 100 kilogramë ndaj kazakut Islam Bozbayev, por në atë të dytë u desh të largohej nga tatami si humbës.

Kosova kështu i dha fund eksperiencës në Grand Slam Abu Dhabi 2023 me një medalje të fituar përmes Akil Gjakovës, i cili u stolis me të argjendtën dje në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Ndërkaq, Loriana Kuka në kategorinë deri 70 kilogramë u eliminua në rrethin e dytë të garave. 

(Kosova Sot Online )