Prishtina i ka prishur "letrat" me Debatik Currin

  • S.A /
  • 26 October 2023 - 12:44
Prishtina i ka prishur

Debatik Curri nuk është më trajner i FC Prishtinës, transmeton "Kosova Sot Online".

Klubi Bardhekaltër ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë.

Prishtinasit nuk kishin rezultate të mira në ndeshjet e fundit dhe kjo ka bërë që të mendojnë të bëjnë ndryshime dhe freskime në shtabin teknik. Prishtina aktualisht e sheh veten në vendin e katërt në tabelë me 13 pikë, 10 më pak se lideri, Ballkani. Kryeqytetasit nuk kanë fituar në shtatë ndeshjet e fundit. 

(Kosova Sot Online )