AS Roma fiton dhe merr kryesimin në Grupin G

  • S.A /
  • 27 October 2023 - 08:33
AS Roma fiton dhe merr kryesimin në Grupin G

AS Roma e ka mposhtur në Olimpico skuadrën e Slavia Pragës me rezultat 2-0. Skuadra e Jose Mourinhos kështu ka marrë kryesimin në Grupin G me 9 pikë, duke shënuar tri fitore nga po aq ndeshje. Bove (1’) dhe Lukaku (17’) ishin shënuesit e vetëm në këtë ndeshje, transmeton "Kosova Sot Online ".

AS Roma ka vazhduar me formën e mirë, duke arritur fitoren e pestë me radhë në pesë ndeshjet e fundit, me skuadrën e Jose Mourinhos që ka çimentuar vendin e parë në Grupin G me fitoren e sotme.

Romakët erdhën në epërsi shumë herët në këtë ndeshje.

Ishte El Sharaawy që bëri një pasim të mirë për Bove i cili shënoi në sekondin e 40 të fillimit të kësaj ndeshje.

(Kosova Sot Online )