Cassano kritikon Leaon: Lojtar pa karakter

  • S.A /
  • 27 October 2023 - 09:57
Cassano kritikon Leaon: Lojtar pa karakter

Ish-sulmuesi i Milan, Antonio Cassano ka kritikuar së fundmi Rafael Leaon për paraqitjen në ndeshjen e Champions League ndaj Paris Saint-Germain, të cilën italianët e humbën me rezultatin 0-3. Cassano është shprehur se Leao nuk bën diferencë në lojë, ndërsa shtoi se nuk ka personalitet, transmeton "Kosova Sot Online".

“Ai kurrë në asnjë moment nuk u shfaq i rrezikshëm. Është nga ata lojtarë që shënon vetëm kur ia japin topin gati, lojtar pa presonalitet. Provoi të bëntë dy goditje dhe aq nuk bëri asgjë më shumë”-deklaroi Cassano.

Milani gjendet i fundit në grup dhe ka shumë pak gjasa për kualifikim tutje.

(Kosova Sot Online )