Lexoni edhe:
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantë
Sot (e shtunë) luhet El Clasico, një prej derbit më të mëdhenj në botë. Barcelona dhe Real Madrid do të takohen në kuadër të xhiros së 11-të të La Ligës në një ndeshje që fillon nga ora 16:15, transmeton "Kosova Sot Online "
Çuditërisht, asnjë nga gjigantët spanjollë nuk është në një pozicion lideri në La Liga përpara El Clasicos së sotme.
Xhaka pranon se ndaj Kosovës është ndeshje e veçantëLexoni edhe:
Girona është në vendin e parë me 28 pikë. Real Madridi është i dyti me 25, dhe Barcelona e treta me një pikë më pak se Mbretërit.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kroatin Luka Modric, nëse luan në të.
Lexo po ashtuKëto janë formacionet e mundshme për El Clasico, Barcelona dhe Real Madridi me më të mirët në dispozicion
Sipas mediave spanjolle, kroati legjendar nuk do ta nisë ndeshjen në formacionin titullar, dhe do të presë mundësinë për të luajtur si rezervistë nga bankina.
Nëse Carlo Ancelotti e inkuadron në fushë, ai do të thyente dy rekorde.
Ndeshja kundër Barcelonës do të ishte ndeshja e tij e 500-të për Real Madridin dhe ai gjithashtu mund të bëhet lojtari më i vjetër që luan në El Clasico.
Lexo po ashtuFormacioni i kombinuar i El Clasicos – Barcelona përfaqësohet me më shumë lojtarë se Real Madridi
Ky rekord mbahet nga ish-portieri i Realit, Paco Buyo, i cili luajti në vitin 1996 në moshën 38 vjeç e 38 ditë.
Sot, Modric ka nëntë ditë më shumë se Buyo dhe nëse futet qoftë edhe për një sekondë në lojë do të bëhet rekordmen i ri.
El Clasico e ligës së fundit u luajt në stadiumin Camp Nou dhe përfundoi me fitoren 2:1 të Barcelonës, ndërsa dueli i sotëm mes Barcelonës dhe Realit luhet në stadiumin Olimpik.
(Kosova Sot Online )