Spektakël nga Sacramento, Kings mposhtin Lakers pas kohës shtes

  • S.A /
  • 30 October 2023 - 09:24
Spektakël nga Sacramento, Kings mposhtin Lakers pas kohës shtes

Ndeshje spektakolare është zhvilluar në Golden 1 Center të Sacramentos, ku Sacramento Kings janë përballur me Los Angeles Lakers, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në praninë e 18 mijë tifozëve, Kings kanë triumfuar ndaj Lakers me pesë pikë diferencë 132:127, por vetëm pas kohës shtesë.

Ka qenë një ndeshje e barabartë deri në fund të saj me dy skuadrat që krijonin epërsi të vogël herë pas here.

De’aAron Fox ka qenë fantastik në këtë duel dhe më meritori për fitoren e Kings me 37 pikë, tetë asistime e katër kërcime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Malik Monk me 22 pikë, derisa Sabonis shtoi 12 pikë e 15 kërcime.

Anthony Davis kishte paraqitje fantastike te Lakers me 30 pikë e 16 kërcime, derisa LeBron James shtoi 27 pikë të tjera e 15 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

(Kosova Sot Online )