Milot Rashica me postim motivues pas asistimit që e bëri

  • S.A /
  • 31 October 2023 - 08:52
Milot Rashica me postim motivues pas asistimit që e bëri

Ylli kosovar i futbollit Milot Rashica e ka bërë një postim motivues pas asistimit që e bëri në fitoren e djeshme të Besiktasit me rezultat 2:0 ndaj Gaziantep FK, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rashica e  shërbeu për mrekulli bashkëlojtarin Cenk Tosun, i cili shënoi me kokë në minutën e 75-të, ndërsa paraprakisht i njëjti lojtar e kishte shënuar edhe golin e parë të Bardhezinjve në minutën e 63-të me asistim të Alex Oxlade-Chamberlain. 

Vushtrriasi e bëri një postim pas lojës duke e shprehur gëzimin që ekipi nga Stambolli i mori tri pikë në këtë takim, ndërsa shpreson që ai me shokë të vazhdojnë në këtë mënyrë edhe në ndeshjet e ardhshme.

“U rikthyem në rrugët e fitoreve. Tash duhet të vazhdojmë kështu”, shkroi ish-futbollisti i Werder Bremenit, Norwich Cityt e Galatasarayt në Instagram.

{https://streamable.com/kcmjuo}

(Kosova Sot Online )