Ndodh edhe kjo mrekulli në sport, shënon gol me kokë në sportin e hokejit në akull!

  • S.A /
  • 31 October 2023 - 10:21
Ndodh edhe kjo mrekulli në sport, shënon gol me kokë në sportin e hokejit në akull!

Hokeji në akull është një sport mjaft atraktiv dhe lojtarët janë vazhdimisht aktivë dhe të angazhuar. Në këtë sport nuk është e lehtë të shënosh gol me shkopin të cilin e përdorin lojtarët, por, hokejisti Shaw e ka realizuar një gol që do të mbahet në mend gjatë nga fansat e këtij sporti sepse ai e përdori kokën!.

Në fakt, hokejisti i akullit e shënoi një gol me… kokë!

Një top i devijuar nga portieri kundërshtar u ngrit lart dhe Shaw e shfrytëzoi rastin për ta shënuar me kokë një gol historik. Për më tepër, golin e hokejistit me fanellë të bardhë mund ta shihni në videon më poshtë.

(Kosova Sot Online )