Ja si reagon Erling Haaland për ‘Topin e Artë’ që ia ‘mori’ Leo Messi

  • S.A /
  • 01 November 2023 - 09:05
 Ja si reagon Erling Haaland për ‘Topin e Artë’ që ia ‘mori’ Leo Messi

Nëse nuk do të ishte ai Botëror i fituar nga Lionel Mesi me Argjentinën, Erling Haaland do të kishte qenë i pari.

56 gola në 56 ndeshje dhe fitorja e tripletës me Manchester Cityn do ta kishin bërë fare mirë një fitues të denjë të “Topit të Artë”, transmeton "Kosova Sot Online".


Por sulmuesi i Pep Guardiolës e dinte fatin e tij që përpara se të niste ceremonia dhe ai të fitonte trofeun “Gerd Myler”, atë të sulmuesit më të mirë të vitit: “E diela (fitorja në derbin e Mançesterit) ishte një mbrëmje me të vërtetë e mrekullueshme dhe ndeshjet e fundit kanë qenë gjithashtu fantastike, kështu që unë i kam shijuar me të vërtetë.

Është një natë e mrekullueshme dhe mezi po pres të takoj shokët e mi. Do të ketë shumë futbollistë të mirë në të njëjtën dhomë”. Më pas ai shtoi se nuk ka asnjë peng që këtë vit çmimin ta fitonte edhe njëherë Lionel Mesi:

“Nuk është logjike që të mos ia japësh trofeun e lojtarit më të mirë në histori, aq më tepër që ka fituar edhe kampionatin Botëror. Ne bëmë një sezon fantastik, fituam tre trofe dhe mendoj se nuk mund të kishim bërë më mirë. Por këtë sezon do të provojmë të fitojmë sërish gjithçka. Kemi një skuadër fantastike. Falënderoj klubin dhe familjen. Të shënoj gola është profesioni im, puna ime. Luaj në një klub me lojtarë dhe staf teknik të mëdhenj”. 

(Kosova Sot Online )