Super-tifozja Ivana Knoll zbulon se shumë futbollistë të njohur “po ia gjuajnë”, kjo është porosia e saj për ta!

  • S.A /
  • 01 November 2023 - 10:23
Super-tifozja Ivana Knoll zbulon se shumë futbollistë të njohur “po ia gjuajnë”, kjo është porosia e saj për ta!

Tifozja më e famshme e Kupës së Botës 2022 ka zbuluar se që nga shfaqja e saj në Katar, shumë futbollit “po ia gjuajnë” përmes rrjeteve sociale, transmeton "Kosova Sot Online ".

E votuar si tifozja më e bukur e Botërorit të fundit, influencerja kroate po mundohet ta menaxhojë famën e shpejtë dhe të papritur që e bëri.

Ajo aktualisht i ka 3,2 milionë ndjekës në Instagram, përfshirë këtu edhe disa futbollistë të njohur, të cilët “e kanë provuar fatin” duke e kontaktuar atë privatisht pasi kanë mbetur të mahnitur me bukurinë e saj dhe me fizikun e përkryer.

Në një intervistë për “Barstool Sports”, Ivana nuk deshi t’i zbulonte emrat e futbollistëve që “e kishin ngucur”, ndërsa insiston se të gjithë ata i ka refuzuar.

“Thjesht po argëtohem me të gjithë. Mendoj se njerëzve ju pëlqej sepse jam e bukur. Unë nuk dua ta takoj askënd këtu. Synim imi është që t’i bëj njerëzit të buzëqeshin, kjo është e gjitha”, shpjegon “bomba” kroate. Pra, Ivana Knoll e jep kështu një lajm të keq për futbollistët që synojnë ta kenë partnere2Por, kurrë mos thuaj kurrë…

(Kosova Sot Online )