Kosova synon rezultat pozitiv në Sllovaki

  • S.A /
  • 02 November 2023 - 08:36
Kosova synon rezultat pozitiv në Sllovaki

Kombëtarja e Kosovës në hendboll do të kërkojë rezultat pozitiv sonte në Sllovaki, në ndeshjen e vlefshme për fazën e parë kualifikuese të Botërorit 2025, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Dardanët” e kanë marrë rrugën drejt tokës sllovake të martën, ndërsa pasi janë sistemuar atje, kanë ushtruar të martën dhe të mërkurën.

E sonte, nga ora 18:00 ata do të zbresin në parket me synim fitoren.

Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, atmosfera në Kombëtare, përkundër mungesave të rëndësishme, është e shkëlqyer.

Lojtarët kanë shfaqur përkushtim në punë dhe të motivuar i kanë kryer të gjitha detyrat e selektorit Bujar Qerimi.

Në ndeshjen e sontme do të mungojë kapiteni Valon Dedaj, që nuk është liruar nga vendi i punës.

Por, Dedaj dhe Bujar Ramosaj pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen e së dielës.

Kosova synon të kalojë tutje nga faza e parë kualifikuese

Verdhekaltrit u grumbulluan nga e hëna duke i zhvilluar dy stërvitje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online )