Sot zhvillohen edhe dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës

  • S.A /
  • 02 November 2023 - 09:19
Sot zhvillohen edhe dy ndeshje  në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 12-të, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas tri ndeshjeve të luajtura të mërkurën, radha është për dy takimet e sotme të cilat kompletojnë xhiron.

Në ndeshjen e parë, Llapi është nikoqir i Fushë Kosovës në takimin që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në ndeshjen tjetër, në “Përparim Thaqi” të Prizrenit, Liria është nikoqire e Dukagjinit.

Të dy takimet janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00.

(Kosova Sot Online )