I çmenduri LeBron James – zbath këpucët... pastaj i mbath , turret në aksion dhe bënë ‘ngulitje’ monstruoze

  • S.A /
  • 02 November 2023 - 11:17
I çmenduri LeBron James – zbath këpucët... pastaj i mbath , turret  në aksion dhe bënë  ‘ngulitje’ monstruoze

LeBron James ka treguar edhe një herë se është njëri nga basketbollistët më të mirë në histori të NBA.

Në Staples Center, mëngjesin e sotëm (e enjte), Los Angeles Lakers mposhtën rivalët lokal të Los Angeles Clippers pas kohës shtesë me rezultatin 130:125, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo ndeshje ishte shumë e fortë dhe e barabartë gjatë gjithë kohës, saqë fituesi u mësua vetëm pas vazhdimit të parë.

LeBron James shkëlqeu me 35 pikë, 12 kërcime dhe shtatë asistime për t’i dhënë fitore ekipit të tij. D’Angelo Russell shënoi 27 pikë dhe Anthony Davis gjithashtu shënoi 27 pikë me dhjetë kërcime, dhe Lakers i dhanë fund një serie të pabesueshme prej 11 humbjesh radhazi kundër rivalit të tyre të qytetit.

Në anën tjetër, Kawhi Leonard ishte i shkëlqyer me 38 pikë e 6 kërcime, ndërsa Paul George shtoi 35 pikë e 6 kërcime.  Megjithatë, një aksion i LeBron James ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e mbrëmjes gjatë çerekut të dytë.

38-vjeçari tregoi edhe një herë se është njëri nga më të mirët në histori, pasi gjatë një aksioni zbathi këpucën, e mbathi atë, arriti të inkuadrohet në aksionin e njëjtë dhe ta bëjë një ‘ngulitje’ monstruoze. 

(Kosova Sot Online )