Vritet futbollisti 21 vjeçar nga ky shtet

  • S.A /
  • 02 November 2023 - 11:59
Vritet futbollisti 21 vjeçar nga ky shtet

Futbollisti brazilian, Felipe Diogo, 21 vjeç, u vra këtë të martë në Ribeirão Preto të São Paulos, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmuesi, i cili luante në ekipin São Bernardo në Serie C dhe ishte me pushime në qytetin e tij, ndërsa u qëllua dhjetë herë.

Felipe Diogo u transportua në qendrën spitalore, por nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Sipas mediave braziliane, Policia i ka nisur hetimet, por për momentin nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje.

I quajtur si Felipe Favela në kategorinë e të rinjve, sulmuesi i ri kaloi përmes klubeve Cruzeiro, Botafogo-SP dhe Avaí përpara se të mbërrinte në São Bernardo, në ekipin e parë të të cilit ai e bëri debutimin e tij në 2022.

Atë vit ai e luajti një ndeshje në Kampionatin Paulista dhe 12 në Serie D, në të cilat i shënoi katër gola.

Këtë sezon ai i luajti tri ndeshje për Paulista dhe dy në Serie C dhe nuk kishte shënuar ende.

Ai kishte një kontratë me São Bernardo deri më 30 nëntor 2024. 

(Kosova Sot Online )