Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

  • S.A /
  • 02 November 2023 - 16:12
Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotme

Sot është kompletuar xhiroja e 12-të e Superligës së futbollit, transmeton "Kosova Sot Online".

Dy ndeshjet e sotme, Llapi – Fushë Kosova dhe Liria – Dukagjini u mbyllën në barazim.

E barazimi në “Zahir Pajaziti” i konvenon më së shumti Ballkanit, i cili pasi e mposhti Dritën në derbin e mesjavës, e mori një tjetër lajm të mirë me ndaljen e Llapit, duke u shkëputur kështu në tabelë.

Barazimi me llapjanët e mban me shpresa Fushë Kosovën, ndërsa Liria e lëshoi një mundësi të artë për t’i fituar tri pikë dhe për t’u ngritur sadopak në tabelë. Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të mesjavës, ndërsa në fundjavë do të luhet xhiroja e 13-të. 

Image

(Kosova Sot Online )