Rrëmbyen prindërit e Luis Diaz, zbulohet emri i grupit kriminal kolumbian

  • S.A /
  • 03 November 2023 - 10:02
Rrëmbyen prindërit e Luis Diaz, zbulohet emri i grupit kriminal kolumbian

Qeveria e Kolumbisë ka konfirmuar se babai i yllit të Liverpoolit, Luis Diaz ende nuk është gjetur, pasi u rrëmbye nga një grup i armatosur, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas qeverisë kolumbiane, National Liberatoin Army apo ndryshe në gjuhën shqipe, Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) është grupi i armatosur përgjegjës për rrëmbimin e prindërve të Diaz.
Babai i yllit të Liverpool, Luis Manuel Diaz, është zhdukur prej disa ditësh. Edhe nëna e Diaz ishte rrëmbyer, por ishte liruar brenda disa orëve, ndërkaq babai i Diaz ende mbetet i zhdukur.

(Kosova Sot Online )