Milani në krizë financiare, po kërkon nga Lille ta ulë për 20 milionë euro çmimin e Jonathan Davidit

  • S.A /
  • 04 November 2023 - 09:16
Milani në krizë financiare, po kërkon nga Lille ta ulë për 20 milionë euro çmimin e Jonathan Davidit

Jonathan David është objektivi kryesor i Milanit për repartin ofensivë. Rossonerët kërkuan transferimin e sulmuesit kanadez edhe në afatin kalimtar veror, por në fund nuk arritën të bindin Lillen me ofertën e tyre, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjithsesi kuqezinjtë nuk kanë hequr dorë nga ai dhe në janar synojnë transferimin e tij.

Calciomercato ka raportuar se Milani ka kërkuar nga Lille të ulë çmimin prej 60 milionë eurove të kërkuar për sulmuesin kanadez.

Gjiganti italian nuk është i gatshëm të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për Jonathan David, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2025.

23-vjeçari ka tre vite e gjysmë që është pjesë e Lille, derisa është i gatshëm për të bërë hapin e madh në karrierë.

David këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje, ku ka shënuar katër gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Përveç Milanit në garë janë edhe Tottenham Hotspur, Chelsea dhe Arsenal.

(Kosova Sot Online )