Mourinho zbulon arsyen pse Lukaku shpërtheu në lot në fund të ndeshjes

  • S.A /
  • 06 November 2023 - 09:19
Mourinho zbulon arsyen pse Lukaku shpërtheu në lot në fund të ndeshjes

Roma ka marrë një fitore spektakolare ndaj Lecces me rikthim 2-1, edhe pse e panë vetën në disavantazh, transmeton "Kosova Sot Online "

Giallorosët kishin rast të artë të kalonin në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes, por Romelu Lukaku humbi penalltinë e fituar nga Paulo Dybala.

Gjithsesi sulmuesi belg përmirësoi gabimin e tij kur shënoi në minutën e 94-të të ndeshjes për 2-1, para se dy minuta më herët Sardar Azmoun të barazonte shifrat në 1-1.

Në fund të ndeshjes belgu i emocionuar për atë që ndodhi në fushë shpërtheu në lot duke marrë edhe duartrokitje masive nga tifozët e pranishëm në Olimpico.

Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes për belgun duke thënë se Lukaku është një futbollist shumë emocional dhe e vuan një rast të humbur.

“Nuk më vjen keq kur humbin penallti, pasi është normale që dikush që gjuan shpesh penallti edhe t’i humbasë në disa raste. Dybala nuk kishte besim, nuk donte ta gjuante penalltinë për shkak të ligamentit të tij, por Lukaku është një djalë emocional dhe kur gabon e vuan shumë”.

“Teksa te rasti i golit të fitores nuk mund të bënte më mirë dhe tani ai mund të flejë pak më i qetë, pasi është një djalë me zemër të madhe, shumë i ndjeshëm dhe emocional. Kur humbet penalltinë pas një minute, i qan zemra, i qan shpirti”, deklaroi Mourinho.

30-vjeçari ka qenë fantastik për Romën këtë edicion ku në 12 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe Ligës së Evropës ka realizuar nëntë gola.

(Kosova sot Online )