Spektakël në NBA/ Warriors bien pas 5 fitoreve rashazi, fiton Dallas dhe Phoenix

  • S.A /
  • 06 November 2023 - 13:09
Spektakël në NBA/ Warriors bien pas 5 fitoreve rashazi, fiton Dallas dhe Phoenix

Spektakli dhe rivaliteti në NBA vijoi edhe në fundjavë, ku në Konferencën e Perëndimit nuk kas asnjë skuadër të pathyeshme. Një nga favoritët dhe pretendentën kryesorë, Golden State, u mund 115-104 në fushën e Cleveland, një ndeshje ku të gjithë titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, transmeton "Kosova Sot Online".

Mitchell me 31 pikë e Garland me 24 ishin më të mirë për Cleveland, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Curry për Warriors. Kjo ishte humbja e dytë sezonale për Golden State pas asaj në start, me Warriors që vinin pas 5 fitoreve rresht. 

Po në këtë konferencë, fiton ekipi i Phoenix, që falë 41 pikëve të Durant mundi 120-106 Detroit Pistons. Suns vinin pas tri humbjeve radhazi, por duket se gjithë shpresat i ka varur te Kevin Durant, i cili po bën mirë në këtë fillim sezoni, por nëse ai dëmtohet, nuk shihet një lider tjetër. Nuk zhgënjen skuadra e Dallas, që mundi 124-118 Charlotte, ku 7 lojtarë të ekipit teksan realizuan mbi 10 pikë.

Në Lindje, jashtë fushe fiton Toronto, që falë 30 pikëve e 11 rebound të Barners mundi 123-116 San Antonio. Mirë u paraqitën për kanadezët edhe Anunoby e Schroder me nga 24 pikë secili, ndërsa 26 pikët e Johnson për Spurs mbetën për statistikë.

(Kosova Sot Online )