Tifozët e Milanit me spektakël special e presin Donnarumman nesër në “San Siro”!

  • S.A /
  • 07 November 2023 - 09:19
Tifozët e Milanit me spektakël special e presin Donnarumman nesër në “San Siro”!

Grupe të mëdha të tifozëve të Milanit pritet të veshin bluza të sapo-printuara përpara se të zbulojnë një parullë që i dedikohet Gianluigi Donnarummat, transmeton "Kosova Sot Online".

Të martën mbrëma, portieri italian do të rikthehet në “San Siro” si kundërshtar, në ndeshjen mes Milanit dhe Paris Saint-Germainit, në Ligën e Kampionëve.

Reagimi befasues i Ronaldos pasi Messi fitoi “Topin e Artë” – Portugezi iu…

Donnarumma pritet të startojë kundër Milanit, që për të do të jetë hera e parë që do të luajë kundër “Rossonerëve”, që nga largimi i tij në verën e vitit 2021.

Me largimin e tij, tifozët ishin të frustruar dhe ndjehen të tradhtuar nga 24-vjeçari.

Javën e kaluar, “ultrasit” e Curva Sud postuan një fotografi në “Instagram” duke treguar disa kuti, të shoqëruara me mesazhin “Donnarumma, ke postë”.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, “ultrasit” e Milanit nesër mbrëma do të veshin bluza të printuara me numrin 71, një simbol i vjetër napolitan i përdorur për të përshkruar një njeri të keq.

Mediumi italian shkruan gjithashtu që tifozët kuqezinj po organizojnë një koreografi para ndeshjes që do t’i dedikohet Donnarummas. 

(Kosova Sot Online )