Duel dramatik: Miami mposht Lakersat vetëm për një pikë , Celtics pësojnë humbjen e parë sezonale

  • S.A /
  • 07 November 2023 - 10:33
Duel dramatik: Miami mposht Lakersat vetëm për një pikë , Celtics pësojnë humbjen e parë sezonale

Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA, me disa rezultate shumë interesante.

Ndeshja kryesore u zhvillua në Kaseya Center në Miami, ku Heat kanë arritur fitore ndaj Los Angeles Lakers me një pikë diferencë 108:107, transmeton "Kosova Sot Online ".

Jimmy Butler ka qenë më efikasi në fitore e Heat me 28 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.

Por paraqitje të jashtëzakonshme kishte qendra Bam Adebayo ku arriti shifrën magjike të ‘Triple-Double’ me 22 pikë, 20 kërcime e 10 asistime, derisa 22 pikë shtoi edhe Tyre Herro.

Për mysafirët nuk mjaftoi paraqitja fantastike e LeBron James me 30 pikë, katër kërcime e tre asistime për të marrë fitore. Ndërkohë humbjen e parë e ka pësuar Boston Celtics në udhëtim te Minnesota Timberwolves pas vazhdimeve 114:109. 

(Kosova Sot Online )