Shaqiri po ushtron me Luganon me buzëqeshje dhe argëtim

  • S.A /
  • 07 November 2023 - 15:58
Shaqiri po ushtron me Luganon me buzëqeshje dhe argëtim

Xherdan Shaqiri është duke ushtruar me Luganon për t’u bërë gati sa më mirë për ndeshjet e Zvicrës me Izraelin, Kosovën dhe Rumaninë, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ylli kosovar kishte ushtruar edhe vitin e kaluar me ekipin zviceran, por në atë rast për t’u bërë gati për Botërorin e Katarit. 

E këtë vit, pasi Chicago Fire mbeti pa u kualifikuar në “play-off” të MLS-it, pasi sezoni i ri në këtë ligë do të nisë në muajin mars të vitit 2024, përfaqësuesi zviceran do të ushtrojë në qendrën stërvitore Cornaredo.

Shaqiri pushoi disa ditë në Meksikë, ndërsa tash po ushtron me Bardhezinjtë.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit u pa menjëherë në humor të mirë, ndërsa u zbavit me shokët e përkohshëm të skuadrës.

(Kosova Sot Online )