Lionel Messi bëhet bashkëpronar me Sergio Agueron në këtë klub

  • S.A /
  • 08 November 2023 - 12:42
Lionel Messi bëhet bashkëpronar me Sergio Agueron në këtë klub

KRÜ eSports u themelua në fund të vitit 2020 nga ish-futbollisti i Argjentinës, Barcelones dhe Manchester Cityt, Sergio Aguero. Që atëherë, ata kanë pasur skuadra që konkurrojnë në sportet kryesore të tilla si Valorant dhe Rocket League.

Sergio Aguero dhe Lionel Messi janë miq të ngushtë, derisa tetë herë fituesi i Topit të Artë tani ka vendosur që të investojë duke u bërë bashkëpronar me ish-anëtarin e Man Cityt te KRU eSports.

Aguero filloi transmetimin gjatë bllokadës të COVID në 2019, dhe që atëherë dashuria e tij për sportet në lojërat kompjuterike është rritur.

Pas krijimit të KRÜ eSports në fund të vitit 2020, organizata vetëm sa ka vazhduar të rritet, dhe prezantimi i Lionel Messit në ekip vetëm sa do ta çojë më lartë atë.

“Jam i lumtur që ndaj një klub me Leon, sigurisht tani në një fazë të re dhe me sfida të tjera. Është nder ta kem atë si pjesë të KRÜ”.

“Messi është futbollisti më i mirë në histori dhe është gjithashtu një mik i madh. Ai është një figurë që frymëzon të gjithë dhe do të jetë një shtesë e shkëlqyer për skenën në tërësi”, tha Sergio Aguero, CEO i KRÜ Esports.

Thashethemet ishin përhapur në të gjithë komunitetin se Aguero do të tërhiqej si pronar i KRÜ eSports. Megjithatë, shumë fansa u gëzuan kur dëgjuan në këtë njoftim se thashethemet ishin të rreme.

Në vend të kësaj, ai bëhet bashkëpronar dhe komuniteti i eSports po reagon jashtëzakonisht pozitivisht. Shumë tifozë janë të ngazëllyer për të parë se ku mund të çojë ky njoftim për eSports, dhe më konkretisht KRÜ Esports pasi ata kërkojnë të bëhen ekipi më i madh në Amerikën e Jugut.

Me ardhjen e Messit në MLS duke marrë më shumë vëmendje se kurrë te futbolli në Amerikë, shpresojmë se ardhja e tij në eSports do të bëjë të njëjtën gjë.

(Kosova Sot Online )