Burgim të përjetshëm boksierit me rekord ‘të çmendur’

  • S.A /
  • 10 November 2023 - 11:31
Burgim të përjetshëm boksierit me rekord ‘të çmendur’

Ish-boksieri portorikan Felix Verdejo është me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës së tij 27-vjeçare, Keishla Marlen Rodriguez Ortiz, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai u shpall fajtor për rrëmbimin e një vajze në vitin 2021, më pas për helmimin e saj, lidhur dhe hedhur nga ura, ndërsa ishte shtatzënë.

Dëshmitari në gjyq ka pohuar se boksieri e ka goditur me grusht në fytyrë të dashurën e tij dhe më pas i ka injektuar një qetësues.

Më pas, së bashku me dëshmitarin, i ka lidhur duart dhe këmbët viktimës dhe e ka çuar gruan e droguar në urën Teodoro Moscoso, nga e cila e ka hedhur në ujë.

Sipas raportimit, Verdejo më pas kishte shtënë ndaj Rodriguez. Kur u gjet trupi, fytyra e saj ishte aq e shpërfytyruar sa u identifikua vetëm përmes kartelës dentare.

Verdejo është një boksier 27-vjeçar me nofkën El Diamante, i cili gjatë karrierës së tij ka shënuar 27 fitore dhe ka performuar në kategorinë e peshave të lehta.

Ai luftoi për herë të fundit më 12 dhjetor 2020, kur u mposht nga japonezi Masayoshi Nakatani me nokaut teknik. Vlen gjithashtu të theksohet se në vitin 2012 ai përfaqësoi Porto Rikon në Lojërat Olimpike.

(Kosova Sot Online )