Futbollistët e Izraelit po përgatisin një paraqitje speciale për ndeshjen ndaj Kosovës

  • S.A /
  • 10 November 2023 - 13:57
Futbollistët e Izraelit po përgatisin një paraqitje  speciale  për ndeshjen ndaj Kosovës

Ekipi përfaqësues i Izraelit niset sot (e premte) për në Kosovë, ku të dielën do të luajë kundër Dardanëve në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024 dhe izraelitët e shohin takimin shumë më të rëndësishëm se një lojë futbolli dhe për këtë kanë përgatitur një paraqitje të veçantë, transmeton "Kosova Sot Online".

Gjegjësisht, sipas mediave vendase izraelite, futbollistët do ta shfrytëzojnë këtë vizitë për të dërguar një mesazh për ngjarjet gjatë rrethimit të Gazës.

Në përgatitje për udhëtimin, Federata e Futbollit të Izraelit është pajisur me paketa të mëdha që përfshijnë materiale promovuese, në mënyrë që të përfitojë nga skena ndërkombëtare për prezantime materiale në seancat stërvitore, konferenca shtypi dhe ndeshje. 

Këtu përfshihen, ndër të tjera, dhjetëra foto të izraelitëve të rrëmbyer, duke përfshirë postera dhe bluza speciale që lojtarët do të veshin me fjalët “Zemra jonë është e bllokuar në Gaza”.

Madje, izraelitët morën miratimin për të mbajtur një minutë heshtje në kujtim të të vrarëve në dy ndeshjet e ardhshme “në shtëpi” në Hungari kundër Zvicrës dhe Rumanisë. Izraeli aktualisht renditet i treti në Grupin I në kualifikuese, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ata ende kanë një shans real për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian.

(Kosova Sot Online )