Rashica: Ku ka më mirë se të shënosh në stadiumin tonë?

  • S.A /
  • 13 November 2023 - 10:07
Rashica: Ku ka më mirë se të shënosh në stadiumin tonë?

Milot Rashica ishte edhe mbrëmë protagonist i Kombëtares së Kosovës. Ylli i Besiktasit e shënoi golin e fitores ndaj Izraelit, ndërsa i drejtoi “Dardanët” drejt fitores së dytë radhazi në kualifikimet e Euro 2024 pas asaj ndaj Andorrës, transmeton "Kosova Sot Online".

E pas lojës, Rashica u shpreh i lumtur për golin dhe për fitoren, por i dëshpëruar me faktin se Kosova ka mundur të grumbullonte më shumë pikë në këtë kampanjë kualifikuese dhe pse jo, ta kërkonte kualifikimin në Kampionat Evropian, i cili do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

“Për t’i bërë të lumtur të gjithë tifozët, sepse me të vërtetë na kanë përkrahur dhe vazhdojnë të na përkrahin pavarësisht situatës në të cilën jemi”, tha Rashica.

“Ku ka më mirë se të shënosh në stadiumin tonë”, shtoi ai.

Kosova është e katërta në Grupin I me 10 pikë, prej tyre 2 fitore, 4 barazime e 2 humbje, një pikë prapa Izraelit, i cili i ka 11 dhe është i treti.

Të shtunën, Kosova do ta vizitojë Zvicrën, ndërsa të martën tjetër e pret Bjellorusinë në Prishtinë në mbyllje të fazës eliminatore të Evropianit. 

(Kosova Sot Online )