Leao e merr në qafë Milanin, do të mungon në ndeshjen vendimtare

  • S.A /
  • 13 November 2023 - 15:01
Leao e merr në qafë Milanin, do të mungon në ndeshjen vendimtare

Rafael Leao do ta marrë në qafë Milanin sepse ai nuk do të luaj në ndeshjen më të rëndësishme që e pret tash  ekipin, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi portugez do të mungojë në ndeshje të rëndësishme të “Rossoneri”. Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” raporton se futbollisti ofanziv i krahut do të mungojë së paku 20 ditë.

Me këtë rast, Leao do të mungonte në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit, e cila do të luhet pas ndeshjeve të Kombëtareve. Leao u zëvendësua në barazimin 2:2 ndaj Lecces të shtunën dhe ekzaminimet e vetëtuan një zgjatje të shkallës së parë të kofshës së këmbës së djathtë. Paraprakisht, Leao do t’i mungojë Milanit edhe në ndeshjen me Fiorentinën në kampionat më 25 shtator, e më pas, tri ditë më vonë kundër Dortmundit. 24 vjeçari i ka realizuar 4 gola në 16 paraqitje në të gjitha garat në këtë edicion, ndërsa i ka dhuruar edhe katër asistime deri tash. 

(Kosova Sot Online )