Lakers marrin fitoren e radhës, e mposhtin lehtësisht Memphisin

  • S.A /
  • 15 November 2023 - 09:48
Lakers marrin fitoren e radhës, e mposhtin lehtësisht Memphisin

Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore, teksa kanë marrë të tretën radhazi. Në sfidën e zhvilluar në Crypto Arena para 18 mijë tifozëve, Lakers kanë triumfuar me rezultat të thellë 134:107 ndaj Memphis Grizzlies, transmeton "Kosova Sot Online ".

D’Angelo Russell ishte më i miri në këtë sfidë me 24 pikë e pesë asistime, i ndjekur nga Rui Hachimura me 23 pikë të tjera.

Paraqitje të mirë pati edhe Anthony Davis me 19 pikë e 11 kërcime, derisa LeBron James dhe Austin Reaves shtuan nga 16 pikë të tjera.

Te skuadra mysafire më i miri ishte Santi Aldama me 24 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. 

(Kosova Sot Online )